Bashkia e Tiranës prezantoi paraditen e së hënës planin urbanistik të kryeqytetit, të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si të domosdoshëm, duke qenë se sot, sipas tij, Tirana është 25 herë më e madhe.

“Ndryshimi demografik dhe gjeografik sillte nevojën absolute për një plan të ri. Duhet të ndërtojmë sheshe dhe hapësira publike edhe në lagjet periferike. Në Tiranë duan të vijnë të gjithë dhe ne nuk mund të vëmë doganë, por duhet që ta zhvillojmë qytetin tonë. Por, edhe bashkitë e tjera duhet të planifikojnë si të mbajnë qytetarët e tyre”, tha Veliaj.

“Të gjithë bashkë kemi bërë një Tiranë më të jetueshme, por ritmet e rritjes së qytetit nuk na lënë që të rrimë pushim. Kemi në plan për 20 shkolla të reja. Plani për herë të parë vendos në hartë shkollat e reja”, shtoi Veliaj.

Ndërkohë, kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, theksoi se nuk ka pasur transparencë për këtë plan, raporton TCH .

“Nuk ka pasur aspak transparencë. Nëse për këtë plan punohet prej një viti, neve na është dhënë vetëm para dy ditësh. Nuk e kemi përpunuar dot materialin për 48 orë. Doja që të ndiqej rregulli ligjor, që sot të ishim në fazën e pranimit të planit. Po na kërkohet ta votojmë këtë plan pas 3 ditësh dhe kjo është skandaloze”, deklaroi Olli.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here