Bayern Munchen ka mohuar raportet për një interesim në Cristiano Ronaldon,  ku Karl-Heinz Rummenigge i ka quajtur “tërësisht të pabaza”.

Ronaldo raportohet se dëshiron që të largohet nga Real Madrid  pas akuzave se i ka mashtruar autoritetet spanjolle të taksave për 14.7 milionë euro.

“Normalisht, ne nuk komentojmë për thashethemet, por në këtë rast, do të dëshironim që ta bënim pozicionin tonë karshi Cristiano Ronaldos absolutisht të qartë. Ky thashethem është tërësisht i pabazë”, tha Rummenigge.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here