Bashkimi Evropian ka ndarë pesë bursa për punëtorët e administratës publike në Prishtinë, në kuadër të “Skemës së BE-së për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor”.

Pesë përfituesit e kësaj skeme do të studiojnë tre muaj në Paris në shkollën e punëve publike e “SciencesPo”, ku pas përfundimit do të marrin “Certifikatën ekzekutive për menaxhment  dhe politika publike”.

Ata  i ka uruar edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. Ajo tha se ata duhet ta shfrytëzojnë mirë këtë mundësi dhe të kthehen ta bëjnë vendin e tyre më të mirë .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here