Kandidati për deputet nga lista e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Bekim Haxhiu, ka thënë se të drejtën për të formuar qeverinë e ka vetëm koalicioni fitues i zgjedhjeve, që i bije PAN-i.

Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se nga aq sa e njeh ai Kushtetutën e Kosovës, Presidenti bën shkelje kushtetuese nëse e mandaton dikë tjetër, pos kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN.

“S’ka mundësi kushtetuese për një kandidat të dytë. Përjashtohet çdo mundësi që presidenti t’i japë dikujt tjetër mandatin. As një koalicion paszgjedhor nuk njihet si fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Haxhiu.

“Përndryshe presidenti do të bënte shkelje kushtetuese”, ka pohuar ai, duke shtuar se “ose do të bëhet Haradinaj kryeministër, ose shkohet në zgjedhje”.

Madje, Haxhiu ka thënë se pretendenti për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fillimisht të tregojë se a e njeh presidentin e Kosovës.

“Para se Albin Kurti të kërkojë që Presidenti ta shkelë kushtetutën, ai duhet të deklarohet a e njeh presidentin Thaçi, apo jo”.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here