Belgjika ka shënuar fitore të bindshme prej 5:2 ndaj Tunizisë në xhiron e dytë të Kupës së Botës.

Eden Hazard në minutat gjashtë dhe 51’, Romelu Lukaku (16’, 45+3), si dhe Michy Batshuayi në të 90-tën realizuan për belgët.

Në anën tjetër, për tunizianët realizoi Dylan Bronn në minutën e 18-të dhe Wahba Kazri në të 90-tën.

Kështu, Belgjika e ka siguruar kualifikimin për më tutje nga grupi G, ndërkaq Tunizia është eliminuar pas dy humbjeve në dy takimet e para.