Festat e shumta të Scott Disick duket se janë diçka që Bella Thorne nuk mund t’i përballojë.

“Scott është me të vërtetë i bukur, i ëmbël, simpatik. Unë nuk pi, dhe ai me të vërtetë pi shumë”, ka thënë 19 vjeçarja për Complex UK .

Thorne thotë se ishte në Kanë me Disick një ditë e gjysmë para se ajo të vendosej që gjithçka kishte përfunduar.

“Dua të argëtohem, edhe unë dua të vallëzoj por nuk dua të festojë deri në atë masë. Unë thjesht e kuptova se kjo nuk është mënyra se si unë dua të jetoj jetën time”, ka thënë tutje ajo .

Paparacët kanë kapur disa momente, ku shihet në një moment që Disick kishte kapur gjoksin e saj.

Thorne ka insistuar se fotografitë e dala në mediat rozë dhe e vërteta janë shumë më ndryshe.

“Të them të vërtetën, thithka ime doli jashtë nga bikinet dhe Scott u mundua të më rregullonte bikinet, dhe kështu dukej se ai më kishte kapur gjoksin”, ka sqaruar aktorja.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here