Çiklizmi apo vrapimi në moshë të mesme, mund t’i mbrojnë njerëzit nga goditja në tru.

Në fakt, sipas një studimi, ushtrimet e rregullta fizike në moshën 40 vjeçare mund t’ju bëjnë të keni enë të gjakut në tru të një 16 vjeçari edhe nëse jeni 70 vjeç, transmeton Klan Kosova.

Të gjeturat e studimit sugjerojnë që ushtrimet aerobike e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe ju mbrojnë nga goditjet në tru në moshë të shtyrë.