Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Besnik Berisha ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se Partia Demokratike e Kosovës bëri “kamikazllëk”, apo vetëvrasje politike kur vendosi që të rrëzojë qeverinë, pjesë e së cilës ishte edhe vet.

“PDK-ja me një vetëvrasje rrëzuan vetveten dhe partnerët e koalicionit”, pohoi Berisha, duke shtuar se “PAN-i është humbësi më i madh, por jo si pasojë e AAK-së e Nismës, por si pasojë e PDK-së”.

Berisha ka dhënë edhe një arsye tjetër, përse PDK humbi vota me 11 qershor.

“PDK është ndëshkuar për faktin që rrëzoi vetveten dhe po ashtu për faktin që Kadri Veseli proklamonte vetën si kryeministër e më pas dorëzoi mandatin tek dikush që deri dje ishte sharë edhe publikisht edhe privatisht”.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here