Binjakët 3 vjeçarë të një familjeje në Indi, kanë vdekur pasi që janë mbytur në makinën për larjen e rrobave, pasi që nëna e tyre i kishe lënë vetëm në shtëpi për pak minuta, shkruan The Independent .

Djemtë binjakë, me emrat Nishant dhe Nakshya, ishin gjetur nga babai i tyre, pasi ai dhe gruaja e tij kishin kaluar rreth gjysmë ore duke i kërkuar në shtëpinë e tyre në Delhi të Indisë.

Nëna e djemve, e njohur me emrin Rakhi, e kishte mbushur makinën e larjes me 15 litra ujë dhe i kishte lënë binjakët duke luajtur vetëm në shtëpi dhe kishte dalë të blinte detergjent.

Kur ishte kthyer në shtëpi vetëm gjashtë minuta më vonë, ajo nuk mund të gjente se ku i kishte fëmijët dhe më pas i kishte gjetur në makinën e larjes.

Prindërit i kishin dërguar menjëherë në spital të vegjlit, mirëpo doktorët i kishin deklaruar të vdekur.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here