“Kosova mund të ketë përfitimet e saj nga normalizimi i raporteve me Serbinë, duke nisur nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe në organizata tjetër ndërkombëtare, si edhe Serbia. Pra është e rëndësishme për të dy vendet dhe njerëzit që jetojnë në to”

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë të pashmangshme dhe jo të lehta, por kësisoj paraqesin të vetmen rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se përmes një marrëveshje të obligueshme për të dy vendet Kosova do të përfitonte anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Kjo marrëveshje është e domosdoshme sepse Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Është interes i të gjithëve në Serbi dhe të gjithëve në Kosovë”.

“Kosova mund të ketë përfitimet e saj nga normalizimi i raporteve me Serbinë, duke nisur nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe në organizata tjetër ndërkombëtare, si edhe Serbia. Pra është e rëndësishme për të dy vendet dhe njerëzit që jetojnë në to”.

“Pritjet nga ana e kosovarëve janë diametralisht të kundërta nga pritjet e serbëve dhe duhet shkuar drejt përafrimit të qëndrimeve nga të dyja palët. Duhet të bëjnë koncesione. Nuk do të jetë e lehtë. Mendoj se të dyja palët duhet të jenë të përgatitura që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht”.

“Pajtimi franko-gjerman ka kaluar përmes pajtimit të popullatës të të dy vendeve. Ideja ka qenë që të niset përmes të rinjve, që francezët të shkojnë në Gjermani dhe gjermanët të shkojnë në Francë. Në Ballkan unë mendoj se duhet të promovohet pajtimi në të gjithë rajonin. Ideja është që të lansohet një alternativë pajtimi dhe këtu modeli franko-gjerman mund të merret shembull”.

“Të dy vendet kanë perspektivë europiane, për të qenë anëtare të Bashkimit Europian. Kjo tregohet edhe përmes Strategjisë së BE-së. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të ndodhë herët apo vonë”.

“Rezoluta 1244 do të mbetet në fuqi derisa Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk është pengesë që Kosova të bëhet pjesë e tyre, por do të mbetet e tillë derisa të ndodhë kjo gjë. Historikisht tre nga pesë vendet, Franca, SHBA dhe Britania e Kosovës kanë qenë për, por duhet të binden Rusia dhe Kina. Unë mendoj që ato mund të binden përmes integrimit të Kosovës në regjion, si edhe marrëveshjes me Serbinë”.

“Nëse ka marrëveshje në kuadër të dialogut të gjithë shpresojnë këtë gjë(anëtarësimin e Kosovës). Kjo është një bazë për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Dialogu nuk është çështje e lehtë, por është e domosdoshme”. /…