Bitcoin ra me 8% ditën Enjten një tkurrje e vlerës e cila vjen pasi shefi i Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell kërkoi që projekti i kriptomonedhës së Facebook të ndalohet për shkak të shqetësimeve të privatësisë dhe frika nga praktikat e pastrimit të parave.

Kriptomonedha ra me 7.7% në 11,164 dollarë mëngjesin e së Enjtes pas një rënie me 3.8% ditën e djeshme. Kriptomonedhat e tjera ranë me të njëjtat nivele si Ethereum apo Ripple XRP.

Analistët thanë se kjo është përgjigje direkte ndaj komenteve të Powell për Facebook Libra dhe implikimet e saj mund të shtrihen në mbarë hapësirën e kriptomonedhave.

Sipas Powell Libra ngre shqetësime serioze rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiar.

Kriptomonedha e propozuar ka tërhequr vëmendjen e shumë politikëbërësve dhe autoriteteve rregullatorë në mbarë botën. Powell thotë se rregullat financiare në fuqi nuk i përshtaten kriptomonedhave.

Facebook zbuloi planin për Libra në 18 Qershor ça bëri që Bitcoin të prekte çmimin 14,000 dollarë. Projekti ka rritur shpresën dhe besimin e njerëzve tek kriptomonedhat.  

LEXO EDHE:  Pas katër vitesh në harresë Apple prezanton Mac minin e ri