Pajisja është po ajo që pamë në CES 2017. “Do të dalë në shitje në Prill,” ishin fjalët e CEO-s së TCL Communication Nicolas Zibell. Si në kohët e vjetra, BlackBerry i ri ka një tastierë fizike e cila sillet edhe si një touchpad.

Çdo gërmë e tastierës mund të përdoret si shkurtesë në një total prej 52 të tilla. Shefi ekzekutiv i BlackBerry, John Chen, investoi shumë në drejtim të sipërmarrjeve kur mori drejtimin e kompanisë.

Por me KEYone, TCL sheh një telefon jo vetëm për sipërmarrjet por edhe konsumatorët. “Nuk është ndërtuar vetëm por sipërmarrjet, por edhe konsumatorët profesionalë që kërkojnë diçka ndryshe,” tha Zinbell.

Telefoni ka një bateri 3,505 mAh pas të cilës fshihet teknologjia e ngarkimit të shpejtë Quick Charge 3.0. KEYone funksionon me Android 7.1 Nougat dhe karakterizohet nga një ndërfaqe e përshtatur me BlackBerry Hub.

TCL dhe BlackBerry kanë modifikuar kodin bazë të Android për ta bërë më të sigurte duke shtuar funksionalitetet e avancuara të DTEK.

Në brendësi të KEYone fshihet një procesor Qualcomm Snapdragon 625 me grafika Adreno 506 dhe modem LTE X9.

Kamera ballore është 8 megapiksel ndërsa e pasme 12 megapiksel me një sensor Sony IMX378. Ekrani 4.5 inç bart rezolucion 1620×1080 piksel dhe mbrohet nga Gorilla Glass 4.

Telefoni del në shitje në Prill në mbarë botën me çmim 599 Euro. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here