Bendi i famshëm amerikan, Bon Jovi, janë duke e incizuar albumin e tyre të ri në Ocean Way Nashville Recording Studios që gjendet në Nashville.

Kështu së paku duket nga një postim në Instagram nga frontmeni Jon Bon Jovi, i publikuar të shtunën.

Në video shihen anëtarët e bendit, Bon Jovi, Tico Torres, David Bryan, John Shanks, Hugh McDonald dhe Phil Xenidis të cilët janë duke i akorduar instrumentet e tyre.

“Dita e parë, kënga e parë, incizimi i ri, shihemi”, thotë Bon Jovi në fund të videos 30 sekondëshe.