Milwaukee Bucks e ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 97:86 për ta barazuar serinë në 3:3.

‘Bisha’ greke, Giannis Antetokounmpo, shkëlqeu me 31 pikë e 14 kërcime për vendësit.

Në anën tjetër, te klubi nga New England, më efikasi ishte debutanti Jayson Tatum me 22 pikë.

Pasnesër, Bostoni e pret në shtëpi Milwaukee-n në ndeshjen që do ta tregojë gjysmëfinalistin e ri në Konferencën Lindore.