Aktori i njohur, Brad Pitt ka marrë një dhuratë të bukur për ”Ditën e Babait” duke kaluar kohë me fëmijët e tij.

Kjo ishte surprizë nga ana e Angelina pas gjithë debatit që po bëhet mes tyre për kujdestarinë e fëmijëve .

Të gjithë qëndruan në shtëpinë e Brad Pitt në Los Angeles të shtunën në mëngjes duke u kthyer më pas te mamaja e tyre për të bërë një udhëtim drejt Etiopisë.

‘Lufta’ mes Angelina dhe Brad duket se është drejt fundit, pasi ky i fundit i është nënshtruar terapisë dhe është në gjendje shumë të mirë.

Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në gjyq për kujdestarinë e 6 fëmijëve, të cilët kanë qëndruar me Angelinën gjatë gjithë kësaj kohe, shkruan Ora .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here