Të dielën në emisionin Sports Show në Klan Kosova, trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, shprehu pakënaqësitë e tij në funksionimin e ekipit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai tha se nuk e kupton si janë pranuar 18 gola në 6 ndeshje, ndërsa mendon që asgjë nuk është përmirësuar, sepse të gjitha lojërat e përfaqësueses kanë qenë njësoj.

Përkundër kritikave, rezultateve dhe përçarjes me Besart Berishën, sipas gazetarit Driton Latifi, selektori Albert Bunjaki nuk do të shkarkohet, duke e bazuar deklaratën e tij në informatat që ka marrë në takim me persona nga bordi ekzekutiv i FFK-së.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here