Ylli i Real Madridit, Casemiro, ka thënë se nuk do të mund të nënshkruante kurrë për Barcelonën, pas komenteve të Xavit i cili kishte thënë se mesfushorë si Casemiro nuk e kuptojnë se si të veprojnë kur janë vetëm ose të rrethuar me lojtarë.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, por jam këtu që katër vjet, dhe kam luajtur në katër finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Casemiro.

“Nuk do të mund të nënshkruaja për Barcelonën, nuk e kam futbollin e tyre në ADN siç thotë Xavi”.

“Jam me Madridin deri në fund”, ka përfunduar braziliani i cili luan për mbretërit që nga viti 2013.