Santi Cazorla është rikthyer te Villarreali pasi që po e vazhdon rehabilitimin nga një lëndim në tendin e akilit.

Mesfushori ishte liruar nga Arsenali në fund të stinorit 2017-2018, dhe nuk ka luajtur në ndonjë lojë kompetitive që nga tetori i vitit 2016.

Topçinjtë vendosën që të mos ia ofrojnë një marrëveshje të re, shkaku i problemeve të tij me fitnes, dhe 11 operacioneve të tij në tendin e akilit.