Jo vetëm tani, por as më parë, në Maqedoni nuk ka pasur transparencë institucionale ndaj qytetarëve.
Madje, thonë ekspertët, edhe krizat politike, si dhe marrëdhëniet ndëretnike, shpesh janë nxitur e keqpërdorur vetëm që të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet reale të qytetareve tanë si dhe nga plaçkitja që u bëhet atyre. Dhe jo vetëm ekspertët, por edhe qytetarët, e ndjejnë se jetojnë në një shtet ku askush nuk mbanë përgjegjësi karshi kërkesave të tyre.

Qeverisja VMRO-BDI ndikoi tek qytetarët që ata ta humbasin besimin si në institucionet e vendit, ashtu edhe te bartësit e tyre. Por, me ardhjen në pushtet të qeverisë së re, qytetarët thonë se edhe pse ende është herët të thuhet diçka për këtë qeveri ata shpresojnë që aktorët politik, në krye të vendit, do të punojnë më shumë për vendin.

“Konkretisht Qeveria e re duhet të punojë shumë, ta punësojë popullatën. Aspekti politik duhet ti kthehet rrugës evropiane. Jo si VMRO-BDI popullatën e sollën në ditë pa të nesërme. Ekonomia momentale në Maqedoni është sikur akulli i ngrirë. Qeveria e re është akoma figurative, prandaj ende është herët të thuhet diçka. Zoran Zaev ka marrë dituri nga mos funksionimi i qeverisë së vjetër andaj patjetër do të bëjë diçka. Unë shpresoj se do të ndërmerren hapa konkrete që do ta çojë vendin përpara” tha qytetari Xhevahir Luta, për ..

Jonuz Baki-qytetar, shton se vendi gjendet në një krizë të thellë dhe jo vetëm kaq, deri sa të drejtohet do të duhet kohë.

“Qeveria e re duhet që premtimet të cilat i ka bërë ti realizojë, nuk them 100%, por gjysmat t’i realizojë, ne përparojmë. Koha do të tregojë gjithçka se sa do të punohet. Unë nuk mund të them asgjë, ndoshta për 6 muajt e para do të shihet ndonjë ndryshim, por deri më tani vendi është zhytur në shumë pikëpyetje e deri sa të drejtohet do të duhet kohë. Nga Qeveria e re dua që të ketë punësime, shpresojmë për mirëqenje ekonomike, ajo është kryesorja” u shpreh Jonuz Baki.

Ndërsa, Ace Vasilkov-qytetar, për . tha se institucionet deri më tani nuk kanë funksionuar siç duhet, kanë bërë shumë manipulime. Ai tha se Qeveria e re, duhet të punojnë për vendin më shumë dhe korrupsioni të parandalohet.

“Varfëria dhe rënia ekonomike kanë të bëjnë edhe me korrupsionin e lartë dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga ana e drejtuesve të papërgjegjshëm të shtetit”, theksoi Vasilkov.

Ndërkaq, analisti Isen Saliu deklaroi për . se në 10 vitet e kaluara është rrënuar besimi tek institucionet, dhe për kthimin e të njejtës duhet shumë punë dhe vullnet i mirë. Siç tha ai duhet të rishqyrtohen rastet gjyqësore në të cilët shqiptarët kanë qenë të dëmtuar.

“Mund të them se rrënimi i besimit te institucionet është disproporcional te shqiptarët dhe maqedonasit, për shkak se gjatë gjithë kësaj periudhe institucionet kanë qenë më diskriminuese ndaj shqiptarëve. Për kthim të besimit të shqiptarëve te institucionet, duhet të punohet në shumë aspekte, mirëpo para së gjithash mendoj se duhet të rishqyrtohen dhe të ndriçohen rastet kontradiktore gjyqësore, në të cilët shqiptarëve u janë shqiptuar dënime drakonike. Kjo do të jetë pak e vështirë, duke pasur parasysh se ministria e drejtësisë ka mbetur në duart e të njëjtit subjekt politik, i cili udhëhoqi me këtë dikaster në momentet kur ndodhën këto dënime të dyshimta ndaj shqiptarëve” u shpreh Isen Saliu, për ..

Saliu më tej shtoi se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë mjetet demokratike me qëllim që shteti të ketë qasje të njejtë si për palën maqedonase edhe për shqiptarët.

“Është iluzion të pritet se Qeveria tani e tutje nuk do të bëjnë asgjë tjetër, por vetëm se do të merret me atë se si do ta kthejnë besimin e shqiptarëve te institucionet. Kjo gjithsesi nuk do të ndodhë, por shqiptarët duhet të shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike që kanë në disponim për të detyruar institucionet dhe shteti të kenë qasje të njëjtë ndaj tyre, siç kanë ndaj qytetarëve maqedonas. Nëse vazhdojmë të tolerojmë padrejtësitë e shtetit, ashtu siç i kemi toleruar në të kaluarën, ato padrejtësi me siguri do të përsëriten sërish” potencoi Saliu, për ..

Ndërkaq, analisti Ymer Ismaili, për ., deklaroi se pavarësisht bindjeve politike, fetare, religjioze që dikush mund ti ketë, Qeveria duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët, të cilët jetojnë në këtë shtet.

“Nëse e marim të kaluarën, ka funksionuar një shtet i egër me koncepte anti shqiptare siç ka qenë VMRO-DPMNE-ja, një pjesë shqiptare e cila me presion ndërkombëtar që duhet të heshtë dhe të durojë, ka funksionuar dhe e ka sjellë Maqedoninë në këtë gjendje, e cila vështirë që sot mund të krijohen raporte ndëretnike” u shpreh Ismaili, për ..

Ismaili më tej shtoi se nëse harrohen elementet etnike të barazisë në konceptin formal juridik të shqiptarëve dhe maqedonasve, atëherë ky shtet nuk ka ardhmëri.

Që ta besojmë këtë qeveri e presin shumë punë në të gjitha nivelet, të mos harrojmë, koncept i verpimit qeveritar, është konceptin europian, Naton dhe veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me përparësi jetike me SHBA-në dhe qeverinë amerikane.
/H.Fejzulla
..com

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here