Skuadra nga Stamford Bridge i ka vënë çmimin sulmuesit që ka shkëlqyer në fanellën e skuadrës nga Westfalenstadion

Chelsea pritet të kërkojë të paktën 60 milionë euro nga Borussia Dortmund për Michy Batshuayi.

Sulmuesi 24 vjeçar ka shkëlqyer në fanellën e skuadrës gjermane duke shënuar nëntë gola, para se të lëndohej në përballjen e fundjavës së shkuar.

Kështu, Dortmund dëshiron ta blejë kartonin e tij, por Blutë kërkojnë së paku 60 milionë euro që kjo të ndodhë.