Skuadra Chelsea është e interesuar që t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit anglez, Ruben Loftus-Cheek.

Kjo për shkak se klubi anglez dëshiron që ta shmangë një përsëritje të situatës sikur me rastin Callum Hudson-Odoi, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kontrata e Loftus-Cheek ka edhe dy vjet afat, mirëpo shefja Marina Granovskaia dëshiron që të bisedojë me mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, për t’i vazhduar kontratën këtij të fundit përtej vitit 2021.