Chelsea e kanë refuzuar mundësinë e shkëmbimit të brazilianëve Willian-Malcom, sipas The Telegraph.

Raportohet se Të Kaltrit e kanë hedhur poshtë ofertën nga Barcelona që përfshinte para dhe Malcom-in në këmbim të brazilianit tjetër.

Londinezët po duan që të përforcohen këtë dimër andaj nuk e shohin të udhës që ta lënë të largohet njërin prej lojtarëve kyç të skuadrës.