Chelsea nuk do të rinisë bisedimet me Real Madrid për portierin Thibaut Courtois.

Kjo deri kur klubi londinez të mos e gjejë zëvendësuesin e tij në portë, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.

Real Madrid ka bërë një ofertë për nënkampionin e botës me Belgjikën në vlerë prej 32 milionë funtave, kontrata e të cilit skadon në verën tjetër.

Kushtet personale thuhet se nuk janë problem, por që Courtois do ta nisë sezonin në Stamford Bridge nëse Chelsea nuk arrin të blejë një portier.