Këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown ka pozuar në një foto bashkë me një person tjetër, duke mbajtur flamurin e LSI-së.

Fotografia është postuar në profilin zyrtar të LSI-së në Facebook, e shoqëruar edhe me një mesazh, foto e cila më pas ka bërë bujë në rrjetet sociale.

“Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI.

E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor” , shkruhet krah fotos së postuar në faqen zyrtare të LSI.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here