Manchester City e ka rikthyer interesimin në yllin brazilian, Dani Alves, sipas raportimeve nga Globoesporte.

Mbrojtësi i krahut të djathtë tani është agjent i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain pas dy sezoneve te ky klub.

Kështu, në rast të ardhjes te kampioni anglez, ai do të ribashkohej me trajnerin Pep Guardiola me të cilin kishin njohur sukseset e tyre më të mëdha te Barcelona.