Uria emocionale nuk ka të bëjë me gjenetikën, por është pasojë e sjelljeve dhe zakoneve të miratuara nga prindërit me fëmijët e tyre, të tilla si dhënia e ushqimit e tyre të preferuar për t’i ngushëlluar, kur ata janë shumë të zemëruar, të trishtuar apo të shqetësuar.

Studimi u krye në 400 çifte binjakësh homozigotë dhe heterozigotë, të së njëjtës moshë, gjysma e tyre me prindër normalë dhe gjysma me prindër obezë. Prindërit u pyetën nëse fëmijët e tyre hëngrën më shumë kur ishin të zemëruar ose më pak kur ishin të trishtuar. Studimi zbuloi se ndryshimi midis përgjigjeve të të dy kategorive ishte minimal. Kjo do të tregonte se gjenet nuk kanë ndikim edhe nëse është një zakon që mund të transmetohet nga një brez në tjetrin.

Sipas koordinatorit të studimit, Clare Llewellyn uria emocionale do të tregojë një marrëdhënie të sëmurë me ushqimin, sepse prindërit e tyre e përdorin atë si një instrument ngushëllimi ose shpërblim, në vend të gjejnë strategjitë më të përshtatshme për të menaxhuar emocionet e fëmijëve. Tendenca për të ngrënë më shumë për shkak të një emocioni negativ mund të përfaqësojë gjithashtu një faktor rreziku për obezitetin, por edhe për çrregullime të ngrënies të tilla si anoreksia.

Kundër urisë emocionale, Dr. Llewellyn këshillon prindërit që të mos përdorin ushqimin për të zbutur fëmijët e tyre, por të përpiqen t’ i kuptojnë ato, të ulen pranë tyre dhe të flasin, ose në qoftë se fëmijët janë shumë të vegjël, t’ i përqafojnë.