Kandidati për deputet nga koalicioni PAN, njëherit anëtar i AAK-së, Anton Berisha, ka vlerësuar se politika duhet t’i përgjigjet kerkesës se qytetarëve per të ndërtuar institucionet e vendit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe pse ka pasur dhe vazhdon të ketë rezerva ndaj ideologjisë dhe diskursit të VV-së” pjesëmarrja e kësaj të fundit  në Qeveri do të ishte në të mirën e vendit.

” Nese ata brenda vetes si figure qendrore kane Rexhep Selimin, pse ata nuk mund te bashkepunojne me Ramush Haradinaj?!Pjesemarrja e VV ne qeveri eshte ne te miren e vendit. Ne fakt, çasje e tyre profesionale dhe kompetente do te ndihmonte dikasteret perkates por ne te njejten kohe do te ‘detyronte’ edhe koalicionin PAN qe emerimet t’i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi”

“Me rendesi eshte qe shteti i Kosoves te udhehiqet me vullnet te mire dhe profesionalizem pavaresisht perkatesise partiake.
Kosova eshte lodhur nga lojerat politike dhe militantet, eshte koha per te menduar per shtet. Ne fund te fundit ashtu e kam lexuar fjalen e sovranit”, ka shkruar ai .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here