Phil Collins dhe Mike Rutherford, dy ish-anëtarët e grupit të famshëm, Genesis, janë bërë bashkë për të performuar herë të parë pas 12 vjetësh.

Gjatë koncertit solo të Collins në Berlin këtë të premte, atij iu bashkua Rutherford dhe bashkë e kënduan këngën  e vitit 1978, “FolloëwYou Follow Me”, që buron nga albumi i tyre i nëntë “…And Then There Were Three”.

Në pamjet e regjistruara nga fansat, shihen Rutherford teksa e përqafon Collins-in kur futet në skenë, dhe ia zgjasin një kitarë akustike.

Hera e fundit kur ata kishin luajtur bashkë kishte qenë në vitin 2007 në kuadër të turneut të ribashkimit të grupit, që kishte shënuar 40 vjetorin e formimit të bendit.