Philippe Coutinho e ka pranuar që e ardhmja e tij mund të jetë larg Barcelonës ndonëse shënoi në fitoren 5:1 ndaj Lyon-it në Ligën e Kampionëve.

“Në këto pak javë të fundit, muaj madje, nuk kam luajtur mirëpo prapë dua që të përmirësohem”, ka thënë Coutinho.

“Kam ardhur te Barcelona që ta jap më të mirën. Jetoj për momentin. Kurrë nuk i dihet se çfarë përmban e ardhmja”.