Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është takuar të martën në Beograd, me Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale Davic Shchwendiman, raporton Tanjug .

Kryeprokurorit që do të hetojë krimet e supozuara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daçiq i  ka premtuar se do t’i ofrojë ndihmë logjistike dhe ligjore për organet shtetërore me shpresën që pjesa operative e procesit do të fillojë sa më parë të jetë e mundur.

Beograd, 10. novembra 2016. - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic primio je glavnog tuzioca Specijalnog suda za zlocine OVK Dejvida Svendimana. FOTO TANJUG/ Ministarstvo spoljnih poslova/ Ognjen Stevanovic/ bk

Schwendiman ka thënë se kjo është vizita e tij e parë në rajon në këtë pozitë, gjatë së cilës ai vizitoi dhe Prishtinën.

Ai ka thënë se pret ndihmë, kur të paraqesë kërkesa për bashkëpunim në raste të veçanta.

Njeriu që do udhëheqë me Dhomat e Specializuara, ka vënë në dukje se do të jetë përgjegjës për hetimin gjatë një periudhe për më shumë se katër vjet.

Ndërsa Ministri Daçiq, ka thënë se qeveria serbe e mbështetë punën e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit për Krime Lufte.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here