Disa njerëz e përdorin më shumë pjesën e majtë të trurit dhe disa të tjerë të djathtën. Ekspertët thonë se mënyra se si njerëzit mendojnë dhe sillen ndikohet nga pjesa e trurit që ata përdorin më shumë.

Truri është një organ kompleks dhe shumë produktiv. Përbëhet nga 100 miliardë qeliza dhe peshon vetëm tre kilogramë, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.

Ana e majtë dhe e djathtë e trurit janë të lidhura me një numër të madh të fibrave nervore. Në një tru të shëndetshëm, të dy palët komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ekspertët besojnë së secili njeri ka një anë të trurit që është më dominues që përcakton personalitetin, mendimet dhe sjelljet e tyre.

Njerëzit që e përdorin pjesën e majtë të trurit janë me tepër:

-Analitikë

– Logjikë

-Të orientuar në fakte dhe detaje

-Numerikë

Ndërsa njerëzit që e përdorin pjesën e djathtë të trurit njihen si:

-Krijues

-Mendjehapur

-Në gjendje t’i kuptojnë ngjarjet e mëdha

– Instinktivë