Jeni mësuar të shihni ”Ice Bucket Challenge” dhe ”The Floor is Lava”, sfida këto të cilat morën dhenë që nga shfaqja e tyre për herë të parë në rrjete sociale.

Por, një valë e re veprimi është shfaqur tashmë por kjo me anë të një vallëzimi tipik të një alieni i cili po bën të gjithë për vete, njofton Klan Kosova.

”Dame Tu Cosita” ka hyrë tashmë në listën e sfidave virale, për të dëshmuar që secili din të bëjë lëvizjet e ngjashme sikurse të alienit.

Nga gjuha spanjolle ”Dame Tu Cosita” në shqip do të thotë (Më jepni atë gjënë tuaj …**)