Për nder të ish-lojtarit dhe legjendës së futbollist kosovar, Fadil Vokrri, emrin e të cilit e mban tashmë edhe stadiumi në kryeqytet, tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanw njw propozim.

Ata në konsultim edhe me grupin e komunitetit artistik “Bordi i Bordeve”, kanë ardhur me një propozim që në secilën ndeshje që do të zhvilloj Kosova në vendin e vet, çdoherë në minutën e nëntë të duartrokitet për Fadil Vokrrin.

Kjo pasi që ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, kishte bartur për vite me radhë numrin 9-të në fanellë.

Vokrri ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti dhe kishte qëndruar në krye të FFK-së për rreth nëntë vite.