Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur një proces transparent, fushata ka qenë në rregull dhe se siç ka shtuar nuk ka pasur bërryla.

Haradinaj ka thënë se AAK ka arrit ta rikthej veten në të gjitha ato zona ku ka qenë e fuqishme .

“AAK nuk do të dalë fituese në nëntë komuna”, ka thënë ai në Info Magazine, duke pohuar se vetëm pas pak muajve do të ketë zgjedhje në vend, me çka e lidh edhe fitoren e këtyre nëntë komunave.

“Rikthimi i Aleancës i ka bërë mirë gjithë procesit në Kosovë”, ka theksuar ai.

“Unë kam pas degën e Deçanit dhe e kam drejtuar procesin zgjedhor atje, kam kontribuuar edhe në komunat për rreth. Në Deçan kemi pesë mijë vota rritje”.

“Në anën e Aleancës është dëshmuar se votuesit tonë nuk kanë hequr dorë nga ne”, ka shtuar ai.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here