“Ndoshta është më mirë që ndoshta për gazetarët që të vijë dikush tjetër që flet gjuhën tuaj dhe ta kuptoni”, u ka thënë ai gazetarëve në konferencën për media

Aventura e Gianni De Biasit në krye të kombëtares shqiptare ka përfunduar, teksa ka qenë sot trajneri italian që e ka zyrtarizuar në një konferencë për shtyp.

Ai do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, si një ndër protagonistët e kualifikimit historik të skuadrës shqiptare në një kompeticion madhor, siç ishte ai i qershorit të vitit të kaluar në Europianin francez.

Italiani është mërzitur së tepërmi nga kritikat e fundit kryesisht në media madje ka replikuar në këtë mënyrë për personat që i kanë dal kundër: Sepse ndoshta është më mirë që ndoshta për gazetarët që të vijë dikush tjetër që flet gjuhën tuaj dhe ta kuptoni.

De Biasi më tek ka sqaruar dhe momentin më pozitiv dhe aspektin financiar që ka përfituar.

“Natyrisht kam pasur një gëzim dhe një kënaqësi të veçantë kryesisht për fitoren me Izraelin. Rezultati i munguar në Elbasan na dëmtoi, teksa pas ndeshjes me Italinë u kam kërkuar futbollistëve që të shkojmë për të fituar në Izrael”.

“Pas Europianit gjithmonë kam thënë se skuadra ka më shumë për të dhënë, por nuk e arriti. Unë vazhdova të rrezikoj me këtë grup. Aventura në Shqipëri nga ana financiare? Nëse do të isha në ndonjë vend tjetër do të merrja më shumë. Nuk kam ardhur këtu për të fituar sa më shumë. Isha me ¼ më pak të ardhura seç kisha kontratën e fundit”.

“Tratativat me Italinë verën e kaluar? Ishte një moment pas Europianit që kishte ardhur ndoshta çasti që mund ta mbyllja. Mund të ishte dhe një largim, dhe u kontaktova dhe nga Federata Italiane. Unë bëra vlerësimet e mia, dhe kam refuzuar madje dhe oferta me miliona euro”, u shpreh De Biasi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here