Përtej sektorit edukativ, Dell do të lançojë Chromebook e parë për konsumatorët individualë.

Është Chromebook i parë me markën Inspiron dhe sjell një pamje dhe ndjesi premium së bashku me një laps dhe shasi unike.

Inspiron 7480 ka një ekran 14-inç 2n1. Ai del në shitje më 23 Tetor për 600 dollarë.

Laptopi fuqizohet nga një procesor i gjeneratës së 8-të Core i3 me 4GB RAM dhe 128GB memorie.

Jetëgjatësia e baterisë 10 orë, tastierë me dritë në sfond dhe laps stylus elektro-magnetike.

Krahas modelit të rangut të lartë, Dell do të shesë edhe Inspiron 11.6-inç për 180 dollarë.

Ky laptop ka 13 orë jetëgjatësi baterie dhe procesor Intel Celeron, grafika të integruara Intel, 4GB RAM dhe 16GB memorie.

Një tjetër version 2n1 do të kushtojë 280 dollarë.