Një dhëndër në Dubai u divorcua nga nusja e tij, vetëm 15 minuta pasi u martuan sepse u ndje i ofenduar nga kërkesa e çmimit të nuses që vjehrri i bëri.

Ai pranoi që t’i paguante vjehrrit 20 mijë paundë për martesën por, ky i fundit nuk po duronte për të marrë paratë, transmeton Klan Kosova.

Anëtarët e familjes dhe miqtë shoqëruan çiftin në gjendjen civile për të nënshkuar kontratën e martesës.

Por dhëndri dorëzoi 10.000 dollarë ndërsa pjesën tjetër do t’ia jepte më vonë.

Megjithatë vjehrri i kërkoi të gjitha paratë menjëherë.

Dhëndri i kërkoi që të shkonte ti merrte në makinë, por vjehrri në vend që ta lejonte, i tha që të dërgonte një mik ose të afërm ti merrte paratë ndërsa vetë të qëndronte në gjendjen civile.

Dhëndri u ndje i fyer ndaj kërkesave dhe hoqi dorë nga martesa,

Sipas Oranews, ai i tha babait të nuses se nuk e donte vajzën e tij si grua dhe u divorcua në më pak se 15 minuta pas nënshkrimit të kontratës së martesës.

Por kjo nuk është martesa më e shkurtër në historinë e emirateve, një tjetër zgjati vetëm pak sekonda.

Në vitin 2012 dhëndri u largua nga gjendja civile sepse vjehrri i kërkoi që ta linte nusen të punonte, transmeton Klan Kosova.