Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Maltës në futboll.

Ajo ka thënë se fitorja ishte e merituar pasi që dardanët kanë luajtur me shpirt dhe vetëbesim, njofton Klan Kosova.

“Urime djema, urime fitorja. Fitoret tuaja janë të merituara. Po luani me shpirt dhe vetëbesim. Ju lumtë! Gëzuar dardanë!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj të Facebook-ut.