Dita e Shën Valentinit festohet më 14 shkurt. Kjo është një festë e të dashuruarve.

Shumë njerëz për këtë ditë partnerëve të tyre u dhurojnë kartolina, lule dhe dhurata të ndryshme.

Ata gjithashtu munden të organizojnë një dark romantike në një restorant apo një natë në hotel, simbolet e Ditës së Shën Valentinit janë zemrat dhe trëndafilat e kuq .

Kështu nëse ju akoma nuk keni vendosur dhuratën për partnerin tuaj, atëherë ka ardhur koha tani të mendoni pasi  nuk kanë mbetur më shumë se katër ditë.

Ide e mirë është që të krijoni një zemër nga kartoni dhe në të preferohet të vendosni çokollata apo ndonjë unazë për fejesë, pasi kjo do të ishte një surpizë e mrekullueshme për partnerin tuaj.