Gjashtë persona janë lënduar mbrëmë në Gjakovë pasiqë një shtëpi ishte  përfshirë nga zjarri në rrugën  ‘Lidhja e Prizrenit”.

Sipas policisë në këtë rast janë lënduar katër qytetarë respektivisht familjarë, si dhe dy zjarrfikës nga Gjakova.

“Policia në vendin e ngjarjes ua ka dhënë ndihmën personave të lënduar, njëkohësisht ka bërë evakuimin e banorëve të shtëpive përreth. Njëri nga personat e lënduar për shkak të shkallës së lartë të djegies është transferuar në QKUK, ndërsa të lënduarit tjerë kanë pësuar lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë”.

“Njëri nga zjarrfikësit gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit është alivanosur nga tymi në ballkonin e katit të dytë të shtëpisë por i njëjti është tërhequr me ndihmën e zyrtarëve policorë”.

Dyshohet se deri tek zjarri erdhi nga shpërthimi i një bombole të gazit 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here