Ish-komandanti serb, Dragan Vasiljkoviq që akuzohet për vrasje dhe torturim gjatë luftërave në Ballkan në hapjen e gjykimit të tij ka thënë se akuzat ndaj tij janë një gënjeshtër.

“Kapiten Dragani” ka thënë se është absolutisht i pafajshëm, në gjykimin që nisi nën forca të mëdha të sigurisë në qytetin Split të Kroacisë.

Ai akuzohet për vrasje dhe torturim të civilëve, ushtarëve dhe policëve derisa ishte një komandant rebel serb gjatë luftës në Kroaci mes viteve 1991-1995, shkruan Skynews.

Vasiljkoviq i cili deri në dhomën e gjykimit shkoi me duar lidhur shtoi se është fyese se ai akuzohet për agresion.

“Akuza është komike, e turpshme dhe e pacipë.”

“E kam mbrojtur atdheun tim, Jugosllavinë të cilën e doja shumë”, ka thënë Vasiljkoviq .

 

 

-FILE PHOTO FEB93- File picture shows former Serb commander Dragan Vasiljkovic in Knin, Croatia in February 1993. [A former Serb commander, now an Australian citizen, charged with war crimes committed during Croatia's 1991-95 war of independence has been arrested in Australia, Attorney-General Philip Ruddock said on Friday, January 20, 2006. Vasiljkovic was arrested after Australia received a request from the Croatian government, Ruddock said. Croatia accuses Vasiljkovic of torturing and killing Croat soldiers and civilians in rebel Serb-held territories when he commanded a Serb paramilitary unit.] Picture taken February 1993. - RTXO5ZK
(Ish-komandanti serb, i njohur si Kapiten Dragani gjatë kohës në Knin të Kroacisë në shkurt të vitit 1993)

Korrikun e vitit të kaluar, ai ishte ekstraduar nga Australia, ku po punonte si instruktor i golfit me emrin e falsifikuar Daniel Snedden, pas një dekade beteje të gjatë.

61 vjeçari ka lindur në Beograd dhe që mbanë nënshtetësinë serbe dhe australiane.

Ai kishte shkuar në Australi kur kishte qenë 15 vjeçar, por që u rikthye në Ballkan në vitin 1991 pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here