Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për masat e parapara në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”.

“Legjitimiteti dhe forca morale e politikës publike bashkëkohore derivon edhe nga konceptimi i ofertës së shoqërisë civile, si një agjens jashtëzakonisht i rëndësishëm në materializimin e shtetit ligjor. Për një qeverisje përmbajtjesore, shoqëria civile është partner vital dhe jam i nderuar që në kuadër të agjendës time si Ministër i Drejtësisë, rrugëtoj bashkë me vlerësimet, rekomandimet dhe pikëpamjet e tyre”.

“Jam i vendosur që këtë partneritet rreth çështjeve që janë në interes të qytetarëve dhe Republikës, ta konkretizojmë përmes përfshirjes së rekomandimeve të tyre konkrete në përpjekjet tona të përbashkëta për fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.