Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa që po ngjit shkallët e suksesit nëpër botë do të vijë në Prishtinë.

Lipa do të performojë në një koncert që do të mbahet në parkun e Gërmisë me datën 9 gusht.

Këngëtarja pritet që sot gjatë ditës të arrijë në Prishtinë ndërsa ky fakt duket se e ka gëzuar atë.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet se bashkë me ekipin e saj janë të buzëqeshur para ardhjes në Kosovë.

“Këto janë fytyrat e lumtura të ekipit që do të vijë në Kosovë”, ka thënë Lipa .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here