Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, ka mohuar idenë se mund të largohet nga klubi vitin që vjen.

Ai përveç kësaj ka dhënë premtimin se do ta ndihmojë Zonjën e Vjetër që të luftojë për tituj të vlefshëm, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

Dybala ka luajtur rol të madh në suksesin e Juves, ku ka të shënuar deri tash gjashtë gola në 14 ndeshje edicionin aktual.

Argjentinasi ka mohuar se raportimet se mund të kalojë në Manchester United, skuadër që është përmendur shumë se mund ta vazhdojë karrierën e tij.