Aaron Ramsey është futbollist i Juventusit tashmë.

Vet futbollisti ka konfirmuar se ka nënshkruar me Zonjën e Vjetër së cilës do t’i bashkohet nga sezoni i ri.

28 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Juven, me një rrogë që s’është zyrtarizuar por që thuhet se është rreth shtatë milionë euro, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Sikurse mund të keni dëgjuar, kam nënshkruar me Juventusin”, ka shkruar Ramsey.

“Doja të lëshoja këtë njoftim për të gjitha tifozët e Arsenalit që kanë qenë jashtëzakonisht përkrahës dhe besnikë”.

Ramsey ka falënderuar Arsenalin dhe ka premtuar se do të angazhohet deri në fund të sezonës, para se të bashkohet me skuadrën nga Torino.