Manchester United po e konsideron mundësinë e transferimit të futbollistit shqiptar, Elseid Hysaj, sipas Gianluca DiMarzio-s.

Nuk është sekret që Djajtë e Kuq duan që ta transferojnë një mbrojtës këtë verë, ndërkaq raportohet se atyre iu është refuzuar tashmë oferta për të riun e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka, shkruan Goal.

Ndërkaq, klubi aktual i Hysajt, Napoli, po dëshiron që ta balancojë situatën financiare, pasi që ka për synim t’i transferojë James Rodriguez-in, Kostas Manolas-in si dhe Hirving Lozano-n.