Ministrja në detyrë, Edita Tahiri, po qëndron në Berlin ku mori pjesë në shënimin e njëzetë e pesë vjetorit të “Programit për tolerancë” të themeluar nga Fondacioni gjerman Friedrich Neuman dhe organizata amerikano-hebreje American Jewish Committee.

Në Seminarin që iu kushtua këtij përvjetori, me temën “Përballja me fanatizmin dhe intolerancën përballë populizmit në rritje”, ministrja Tahiri, ka mbajtur një fjalim ku ka theksuar se promovimi i tolerancës është një nga misionet më të rëndësishme në kohën kur vlerat e demokracisë liberale janë duke u sfiduar seriozisht.

Ajo më tej potencoi se modeli i bashkëpunimit gjermano-hebrenj, që është themeli i këtij programi, ka shërbyer për të si një inspirim i veçantë për paqe dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here