Kampioni i Botës me Brazilin në vitin 2002, Edmilson Moras, do të hapë kamp futbolli në Kosovë.

Moras këto ditë po qëndron në Prishtinë ku dhe ka folur ekskluzivisht në “Minuta e Fundit”, njofton Klan Kosova.

Ai në këtë intervistë ka folur për karrierën e tij dhe planet e hapjes së kampit në Kosovë.

Ish fituesi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën, në kronikën e mëposhtme flet për peripecitë nga fëmijëria deri tek kulmi i karrierës.

Kronikë nga Jon Ajeti.