Shefi i Tesla Elon Musk shkatoi shumë debat ditën e Premte kur filloi të pinte marijuanë gjatë një shfaqjeje live në internet me komedianin Joe Rogan.

Miliarderi 47-vjeçar shpenzoi dy orë e gjysmë gjatë një podcasti duke diskutuar rreth inteligjencës artificiale dhe impaktit të saj tek raca njerëzore deri tek media sociale e flakëhedhëset.

Gjatë shfaqjes ai konsumoi një cigare marijuane, diçka e lejuar në Kaliforni.

http://pcworld.al/

“Unë nuk jam një përdorues i rregullt i drogës,” tha Musk.

Sjellja e tij ka shtuar shqetësime për lidershipin e tij dhe shumë analistë kanë folur për nevojën Tesla për një numër dy.

Në Twitter dhjetëra përdorues e pyetën nëse sjellja e tij ishte kundër politikave të kompanisë.