Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të parë me të cilën synon të hyjë në tregun botëror.

Kënga vjen me titullin “Forever is Over” nën produksionin e David Guetta.

Sapo është publikuar në rrjete sociale menjëherë ka nisur shpërndarje e kësaj kënge nga kolegët e saj artistë në Shqipëri.

“Ky është vetëm fillimi…nuk mund të isha më e bekuar”,-ka shkruar këngëtarja teksa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj, David Guettën dhe Poobear.

Elvanës i urojmë suksese në këtë projekt të madh, sic ajo e ka quajtur.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here